“Idila” mes qenushes dhe maçokut

0

Kjo qenushe dhe ky maçok kanë raporte “idilike” mes vete. Pronari i tyre Reshati nga një fshat i Komunës së Malishevës thotë se maçoku të cilin e kishte gjetur të vogël në rrugë është ushqyer dhe është rritur në gjirin e qenushes. “Ata tërë kohën e kalojnë bashkë, rrijnë bashkë, ushqehen bashkë, pa u zënë asnjëherë mes vete”, tregon pronari i tyre duke folur për “familjarizimin” mes qenushes dhe maçokut. “Edhe gjumin e bëjnë bashk, qenushja e vë këmbën kur fle mbi trupin e maçokut dhe flejnë si të përqafuar mes vete”, rrëfen ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here