Identiteti tjetër i Hemingueit. Një 007 për FBI

0

Tashmë kanë dalë dokumente të FBI-së, të cilat provojnë spiunazhin e Ernest Hemingueit në Kubë për “llogari” të amerikanëve.

Nga disa dosje të dala në dritë nga arkivat e FBI-së, tregojnë për një bashkëpunim të shërbimit të fshehtë të inteligjencës në mes të Ernest Hemingëay dhe federalëve të SHBA-së. Në veçanti, në vitin 1942, shkrimtari i madh për shtatë muaj do të marrë përsipër rolin e informatorit për aktivitetet e spiunëve nazifashiste në ishullin e Kubës. Pikërisht kështu, ndërsa voziste në barkë me mikun e tij Gregorioj Fuentes, i cili e frymëzoi për kryeveprën “Plaku dhe deti” ose kur shijonte nëpër tryezat e Havanës, Heminguei ka punuar si një vëzhgues i punësuar nga qeveria e SHBA-së, për të identifikuar infiltrimin e mundshëm të armikut në ishujt neutral të Karaibe. Pak a shumë si personazhi i romanit Graham Greene, agjenti ynë në Havana, ishte vetëm një përfaqësues i thjeshtë i pastrimit që bënte informatorin, ndërsa kësaj radhe ishte Heminguei!

Faktet për të gjitha këto janë në një dosje me njëqind e njëzet faqe, të cilat ende, pesëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, shumë pjesë censurohen. Nga letrat duket se në realitet nuk ishte me të vërtetë puna e tij spiunimi. Shumë prej tyre janë episode nga e cila ka marrë vlerësime negative mbi efektivitetin e punës së shkrimtarit si një agjent. Duhet gjithashtu përmendur se sipas “Spies; The rise and fall of KGB in America”, një botim I Universitetit Yale në vitin 2009, Heminguie kishte filluar të punonte nga viti 1941 e tutje (dmth. një vit para marrëveshje me FBI) me emrin e koduar Argo, në Kubë, por edhe për rusët shkrimtari ishte konsideruar si një amator i zanatit.

Agjenti I dyfishtë apo një përpjekje për të bërë miq të gjithë për të mos pasur askënd kundër? Fakti është se ka nga ata si Aaron Edward Hotchner, një mik dhe biograf i Hemingueit, që ende pyet veten rreth shkaqeve që e shtyn fituesin e çmimit Nobel në vetëvrasje në vitin 1961, duke kërkuar me dyshim pikërisht në ato vite si agjent sekret.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here