Identifikohet ish ushtari i zhdukur i UÇK-së Dinë Halilaj nga Llapçeva e Malishevës, varrimi i tij bëhet të hënën në vendlindje

0

Gjashtëmbëdhjet vjetë pas luftës është bërë idnetifikimi i mbetjeve mortore të ish ushtarit të UÇK-së, Dinë Ukë Halilaj, i lindur më 1948 nga fshati Llapçevë e Malishevës. Ai ishte zhdukur më 2 prill 1999 në fshatin Kralan të Komunës së Gjakovës. Familjarë të të ndjerit kanë bërë me dije sot se nga Kryqi i Kuq kanë marrë njoftimin për identifikimin e familjarit të tyre. Sipas informatave që ata kanë marrë, mbetjet mortore të anëtarit të tyre ishin gjetur më 2008 në rrethinën e Malishevës, ndërkohë që identifkimi i tyre është bërë vetëm tani. Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i eshtrave të ish ushtarit të UÇK-së Dinë Ukë Halilaj do të bëhet të hënën në fshatin e lindjes në Llapçevë të Malishevës. Në ora 14:00 janë paraparë homazhe pranë kufomës së të ndjerit që do të vendoset në shkollën e fshatit Llapçevë ndërkaq në ora 15:00 do të bëhet varrimi i eshtrave të tij në varrezat e këtij lokaliteti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here