Identifikohet e gjallë, 30 vjetë pas zhdukjes

0

Një grua gjermane e “vdekur” është gjetur e gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore në Dusseldorf pas 30 vitesh nga humbja e saj.

Më 26 korrik të vitit 1984, Petra Pazsitka ishte zhdukur në drejtim të paditur. Ajo studionte për Shkenca Kompjuterike, dhe ka qenë nisur për tek dentisti kur ka humbur. Pazsitka u shpall e zhdukur pasi nuk mori pjesë në festën e ditëlindjes së të vëllait. Më vonë një burrë pranoi se e kishte vrarë.

Tani ajo është 55 vjeç dhe jeton si zonjusha Schneider në Duesseldorf. Dy javë më parë, shtëpia e saj u vodh dhe ajo thirri policinë, e cila zbuloi identitetin e saj.

Policia bëri të ditur se ajo ka jetuar në qytete të ndryshme me emra fals.  Në fund të marsit 1985, një person u arrestua dhe pranoi se kishte vrarë adoleshenten. Në vitin 1987 ai pranoi se kishte vrarë Petrën. Autoritetet e shpallën të vdekur. Kjo e fundit nuk pranon të flasë për zhdukjen e saj, por i ka thënë policisë se nuk do të merret fare me familjen e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here