Ibra nuk do ta vazhdojë kontratën me PSG-në

0

Zlatan Ibrahimovic nuk pritet të vazhdojë kontratën më skuadrën e Paris Saint-Germain, e cila përfundon në fund të këtij sezoni.Siç raportojnë të hënën mediat në Francë, sulmuesi suedez i ka prishur raportet më drejtuesit e klubit nga Parisi, dhe largimi nga futbolli francez është i sigurt në merkaton e verës. Ibra njihet për sjellje të vrazhda dhe kjo e ka lëkundur edhe pozitën e tij në klub, pasi që së fundmi shumë politikanë francezë e kanë kritikuar atë pasi e quajti Francën ‘një vend të ndyrë’ pas ndeshjes kundër Bordeaux. 33-vjeçari ka luajtur pothuajse për të gjitha skuadrat e mëdha në Itali, por edhe për Ajaxin dhe Barcelonën. Ndërsa, tani thuhet se ai është drejtuar nga Liga Premier në Angli, ku suedezi nuk ka luajtur asnjëherë më parë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here