Ia vjedhin çantën me 27 euro një femre, njëri nga hajnat kapet nga qytetarët

0

Një femër në Prishtinë e ka informuar Policinë e Kosovës se 3 persona ia kanë grabitur çantën e krahut, me ç’rast ajo në tentim të rezistimit ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor. Policia e Kosovës ka njoftuar sot se nga disa qytetar është zënë në flagrancë njëri nga të dyshuarit si dhe është gjetur çanta e cila ishte grabitur në të cilën viktimës i mungonin 27.50 euro dhe dokumentet personale. Me ftesë të policisë në stacion është paraqitur edhe i dyshuari i dytë, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here