Ia falë burrit 25 mijë euro, zbulon se kishte 47 gra të tjera

0

Britanikja Judith Stillwell 61 vjeçe, kur doli në pension nga profesioni i mësueses u njoh me një mashkull nga Kenia.

Ajo u dashurua me Ovi Elias, ndërsa ky i fundit u vendos në Londër për të jetuar. Ndërkohë, pas tre vitesh Stillwell u martua me Elias. Bashkëshorti nisi të lëvizte shpesh jashtë vendit.

Për të përballuar nevojat që kishte, pasi i duheshin për ‘punën’, Elias i mori asaj 25 mijë euro, që ajo i kishte kursyer gjatë gjithë jetës.

Gruas nga Britania i lindën dyshime dhe vendosi që të investigojë, pas disa kërkimeve ajo zbuloi se i shoqi i saj kishte plot 47 gra të tjera në çdo cep të botës.

Policia thotë se nuk ka asgjë çfarë mund të bëjë, por Stillwell thotë se po e bën publike historinë e saj për të ndërgjegjësuar gratë e tjera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here