I vranë djalin për disa degë ulliri, flet e ëma e 30 vjeçarit nga Lushnja

0

Me një bilanc tragjik është mbyllur sherri për pronën mes disa kushërinjve në fshatin Garunjas të Lushnjes, ku mbeti viktimë një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:15, ku bëhet me dije se viktimë ka mbetur Romeo Hasalla, ndërsa janë plagosur babai i tij, Shaip Hasalla dhe dy vëllezërit Emiljano dhe Laert.

Nëna e viktimës Romeo Hasalla, ka thënë për gazetarët se djemtë e kishin mbjellë me ullinj tokën që ishte bërë shkak për sherrin dhe konflikti me kushërinjtë nisi për prishjen e tyre.

“Ajo është tokë-shtet. Çunat e patën mbjellë, është toka ime, vajtën atje dhe nuk di nëna më gjë. Për punë toke. Do ketë prishur ullinjtë që ka mbjellë çuni, vajtën me zetor për të prishur ullinjtë andej”, thotë mes lotësh nëna e viktimës.

Familja u qëllua me çifte nga kushërinjtë e tyre të parë, vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla 33 vjeç. Ata janë shpallur në kërkim nga policia, pasi pas ngjarjes janë larguar në drejtim që ende nuk dihet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here