I propozon martesë të dashurës, me kallashnikov

0

rusi1

rusi2

Një shtetas rus ka tmerruar të dashurën e tij, pasi vendosi që t’i bënte asaj një surprizë vërtet të frikshme. Ngjarja u shënua në qytetin rus Rostov-on-Don.

I maskuar më kapuç në kokë, uniformë policie dhe armë kallashnikov, ai së bashku me një kolegun e tij polic, ndaloi makinën me të cilën udhëtonte e dashura për t’i bërë një propozim për martesë.

Duke qenë me profesion të vërtetë polic, rusi i dinte mirë procedurat e kontrollit dhe postbllokut të policisë. Kështu që ai i kërkoi personit që e shoqëronte të dashurën, të hapte bagazhin e makinës për kontroll.

Por surpriza vjen më pas, kur atmosfera kthehet në festive, dhe ai me një tufë tullumbacesh dhe lulesh, heq maskën dhe i kërkon vajzës që të martohet më të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here