I plagosë rëndë 3 persona

0

Në Viti është arrestuar një qytetar pasi që ai pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të 3 qytetarëve të tjerë. Viktimat nga arma e zjarrit kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën “Corpus Delikt” që dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur një plumb dhe dy gëzhoja të cal. 9 mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here