I përcjellë nga shumë ithtarë të tij varroset në Rusi Boris Nemstov

0

Politikani rus Boris Nemtsov i vrarë të premten  në Moskë është varrosur sot.

Mijëra njerëz përfshirë politikanë të shquar rusë dhe aktivistë i dhanë lamtumirën e fundit Nemtsovit.

Dhjetëra kurora me lule disa nga të cilat kishin nga një shirit me ngjyrat e flamurit rus janë vendosur mbi varrin e opozitarit.

Para se të varrosjes është mbajtur një mbledhje komemorative në Qendrën për të Drejtat e Njeriut ” Andrei Sakharov” , në të cilën kanë marrë pjesë zyrtarë federalë dhe rajonale të qeverisë, parlamentarë, aktivistë të shoqërisë civile, luftëtarë për të drejtat e njeriut dhe zyrtarë diplomatikë.Por,nga personalitet ndërkombëtare pati edhe nga ata që iu refuzua hyrja në Rusi për pjesëmarrje në varrim.Eurodeputetja e lituanisë Sandra Kalniete u refuzua të merrte pjesë në varrim duke e përzënë nga aerporti rus  Cheremetievo.”Pas dy orësh pritje në aeroport më thanë se më refuzohet hyrja në teritorin e Rusisë”,-tha eurodeputetja.Ndërsa edhe një delegacioni polak poashtu iu refuzuan vizat e hyrjes në Rusi nga ambasada Ruse në Poloni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here