I pengojnë dhe sulmojnë personat zyrtarë

0

Gjatë 24 orëshit të fundit jasnë shënuar disa raste të pengimit të personave zyryar në kryerje të detyrave të tyre nëpër Kosovë. Në Podujevë është arrestuar një qytetar pasi që i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë të KEDS-it, të cilët ishin duke e shkyçur nga rrjeti elektrik shtëpinë e tij për shkak të një borxhi të papaguar. Nuk është raportuar për të lënduar, përderisa me urdhër të prokurorit sulmuesi është burgosur. Në lagjën “Dushkaja” në Kaçanik janë arrestuar dy qytetarë pasi që ata e kanë penguar përmbaruesin privat i cili ishte në vendosjen e pikave të një prone kontestuese sipas urdhëresës. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Në rrugën “Filip Vishniq”, në Mitrovicë është arrestuar një qytetar serb pasi që ai në gjendje të dehur i ka ofenduar dhe kërcënuar zyrtarët policorë në stacionin policor përderisa ishte duke pritur për dhënien e një deklarate. Me urdhër të prokurorit ky qytetar serb është dërguar në burg, mirëpo për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në spitalin e Mitrovicës ku ka mbetur nën mbikëqyrjen policore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here