I moshuari me grushtin komunist në fushatën e Deromemajt

0

Kandidati i djathtë Genc Deromemaj është përballur me me një gjest të çuditshëm në një fshat të Vlorës. Një i moshuar me grushtin lart (simbolin komunist) i është afruar kandidatit duke i kërkuar të votojë Partinë Komuniste me numrin 45.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Deromemaj shkruan se “Unë i thash se zgjidhja jonë është numri 3 dhe 15”

POSTIMI

“Takimin tim në Llakatund e bëri piktoresk nje burrë i moshuar, i cili me grushtin lart, simbolin komunist, m’u afrua teksa flisja, dhe kërkonte të thoshte diçka. Ai mbeshteste një prej partive të shumta komuniste dhe na kerkoi të votonim nr. 46. I thame se zgjedhja jone ishin numrat 3 dhe 15” .

Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here