I mituri fotografohet në celular me armë zjarri, kjo qon në zbulimin e 3 armëve pa leje

0

Njësiti policor gjatë realizimit të një Plani Operativ, në Prishtinë ka ndaluar dje një të mitur dhe gjatë kontrollit në telefonin e tij celular kanë vërejtur disa incizime dhe fotografi ku ai shihet duke mbajtur në posedim tri armë zjarri të llojeve të ndryshme. Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka bërë me dije sot se në bazë të kësaj informate është identifikuar i dyshuari i dytë, me ç’ rast me autorizim të prokurorit është bastisur shtëpia e tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar: një armë e gjatë gjysmë automatike e cal 7.62 mm me një karikator dhe tetë(8) fishekë dhe një pushkë ajrore pa fishekë. Në bazë të njëjtës informate është identifikuar edhe i dyshuari tjetër të cilit poashtu me autorizim të prokurorit i është bastisur shtëpia. Gjatë kontrollit në këtë shtëpi është gjetur dhe konfiskuar një revole,”Çeska Zbrojevka” e cal 7.65 mm me dy fishek. Nuk është raportuar për të arrestuar. Me urdhër te rokurorit rasti shkon ne procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here