I kapuri me 450 kg drogë: Nuk di gjë, më paguan 250 euro

0

Shqiptari i arrestuar nga policia italiane në portin e Brindisit pasi u kap me 450 kilogramë marijuanë në kamion, ka deklaruar se nuk kishte dijeni për lëndë narkotike.

Mediat në Itali shkruajnë se Perlat Çarçani ka treguar se ai ishte ngarkuar me një punë për të shkuar në një fshat të Firences (Pontassieve) për të marrë mobilie, të cilat më pas do ti dërgonte në Shqipëri dhe se për këtë do të paguhej 250 euro.

Por, dëshmia e 47­-vjeçarit pa precedent kriminal, bie në kundërshtim me atë që policia zbuloi pas sediljes së tij.

Policia italiane gjeti në kabinën e kamionit pajisjet që vlonjati kishte përdorur për të hapur vendin ku fshihej lënda narkotike. Nga kontrolli i policisë, Çarçani rezulton se ka kryer hyrje­-dalje të shpeshta në Itali.

Ndaj 47-­vjeçarit rëndon akuza e “Trafikimit të lëndëve narkotike në sasi të mëdha”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here