I jepet lamtumira policit të vrarë në Lazarat

0

Efektivi i RENEA-s që mbeti i vrarë dje në Lazarat, Ibrahim Basha, pritet të shpallet dëshmor i kombit dhe për të, qeveria ka organizuar homazhe në Pallatin e Brigadave, ku kanë qenë të pranishëm edhe krerët më të lartë të vendit.

Ceremonia nisi në orën 14:00 dhe ajo u parapri me një tjetër ceremoni fetare në xhaminë e Ethem Beut, pasi 31 vjeçari ka qenë një besimtar i devotshëm i besimit mysliman.

Mesazhi i tij i fundit në “Facebook”, ka qenë pikërisht në ditën e nisjes së Ramazanit, ku i uronte gjithë besimtarëve një agjërim të mbarë.

Pas ceremonisë në xhami, trupi i efektivit të RENEA-s u vendos në ambjentet e Pallatit të Brigadave ku dhe po kryhen homazhet.

Me qindra njerëz, miq, të afërm, kolegë, kishin mbushur Pallatin e Brigadave për t’i dhënë lamtumirën e fundit Ibrahim Bashës. Në ceremoninë e lamtumirës kanë qenë krerët më të lartë të shtetit, që nga presidenti i Republikës Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta, Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati etj.

Nuk kanë munguar as ambasadorët e huaj në vendin tonë, ku para së gjithash ishte edhe ambasadori amerikan, Donald Lu, i cili mbajti edhe një fjalim gjatë ceremonisë, duke vlerësuar figurën e Bashës në misionet e aleancës në Irak dhe Afganistan.

Pas orës 16:00 u zhvillua edhe ceremonia e lamtumirës, ku Ibrahim Basha do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Basha u vra dje në një pritë në fshatin Lazarat nga një snajper, ndërkohë dy efektivë të tjerë mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut pë jetën.

Ibrahim Basha 1

Shqip

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here