I jepet lamtumira e fundit, Dervish Agajt, njeriut që i dha shumë basketbollit prizrenas

0

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë Dervish Agaj, njeriu që i dha shumë basketbollit kosovar, e në veçanti atij prizrenas.Me rastin e vdekjes së tij, sot në shtëpinë e kulturës “ Xhemajli Berisha “ në Prizren, është mbajtur një akademi komemorative në të cilën morrën pjesë familjarë, miq, veteranë të sportit dhe ata aktiv dhe mysafirë të shumtë. Valentin Spaçi, një ndër emrat më të mëdhenjë të basketbollit prizrenas mezi gjente fjalë për të folur për momentet e paharruara që kishin ndarë me mikun e tij, që krijuan miqësi para shumë kohësh kur ai u mishërua me sportin e basketbollit. Ndërkaq edhe trajneri aktual i Bashkimit, Edin Kërveshi, ndjehej i pikëlluar për ndarjen nga jeta të njeriut i cili së bashku me Masar Nixhën, e themeluan dhe e vendosen në këmbë të shëndosha skuadrën e Bashkimit. Në emër të basketbollistëve të Bashkimit, i fundit është ndarë Qendrim Biraj.Pas akademisë, Dervish Agaj, është varrosur me nderime nga shumë të pranishëm në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Tv Prizreni

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here