I hedhë vet në rrugë bombat e dorës dhe e lajmëron policinë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se një qytetar i Suharekës i ka hedhur disa bomba nëpër rrugë dhe vet e ka njoftuar policinë për to duke e fshehur autorësinë. Një ditë më parë rreth orës 08:30 ky qytetar i kishte njoftuar policinë se kishte parë disa bomba dore në rrugë afër xhamisë së fshatit të tij. Policia pasi ka pranuar informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka biseduar me dëshmitarin. Gjatë hetimit fillestar, sipas policisë dëshmitari ka treguar se ai dinte edhe për mjete tjera eksploduese që i kishte parë në fushën e Gallushës. Pas kësaj informate, Policia e Suharekës ka dyshuar në vërtetësinë e dëshmisë së dëshmitarit dhe ka kryer hetime shtesë të cilat kanë rezultuar se të gjitha këto mjete kishin qenë në pronësi të dëshmitarit i cili ishte munduar që të lirohet nga to duke i lenë në rrugë dhe fushë të hapur me ç ’rast të njëjtat kanë paraqitur rrezik për banorët për rreth. Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë ndërsa Njësiti Kundër Mjeteve Eksploduese i ka asgjësuar mjetet e rrezikshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here