I dha ushqim falas nxënëses 12-vjeçare, largohet nga puna

0

Punonëtorja e një mense shkollore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pushuar nga puna pasi i dha drekë falas një nxënëseje të uritur. Vajza 12-vjeçare nuk mund të paguante dot ushqimin dhe Dalene Bowden i ofron drekën falas më datë 15 dhjetor.

Pas kësaj, Bowden tha se iu dërgua një letër, ku i thuhet se është pushuar nga puna pasi ka vjedhur dhe ka bërë transaksione të parregullta.

Ajo ka 25 vjet që punon tek ‘Irving Middle School’ si dhe në shkolla të tjera. Bowden tha se vajza ishte ofruar të paguante rreth 2 dollarë, por ajo refuzoi.

“Kjo më ka thyer zemrën. Nuk do kërkoj falje dhe do bëj të njëjtën gjë sërish, pavarësisht pasojave”, tha ajo për një gazetë lokale. “Kam thyer rregullat, por nuk e meritoj të mbes pa punë. Çfarë duhet të bësh kur fëmijët të thonë se janë të uritur dhe nuk kanë më para?”, shprehet ajo.

Prindërit e shkollës kanë nisur një peticion për rikthimin e saj në punë. Deri më tani, peticioni ka marrë 74 mijë firma.

Një nënë e dy fëmijëve në këtë shkollë, Raushelle Guzman, tha se Bowden bëri gjënë e duhur. “Ne duhet të sigurohemi që çdo fëmijë që do të hajë, mund të hajë. Mendoj se rregullat duhen ndryshuar”, shprehet kjo nënë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here