I dënuari për vrasjen e gruas, i vret në burg gjatë vizitës të dashurën , 2 fëmijët e tyre dhe thjeshtrën

0

Një ish-oficer policie i burgosur për vrasjen e gruas së tij, i ka vrarë gjithë familjen e tij kur ata e vizituan atë në një burg të sigurisë më të lartë.
Domingo Villa, 40 vjeqar, e ka vrarë të dashurën e tij me të cilën ishte në lidhje një kohë të gjatë, dy fëmijët e tyre dhe thjeshrrën me një tel të mprehur para se ta therte edhe veten në gjoks.
Partnerja e tij, Isela, 36 vjeqe, e kishte marrë familjen për ta vizituar atë në qelinë në Puente Grande jashtë Guadalajaras, në perëndim të Meksikës. Pasi po pikonte një shi, ata ishin futur brenda.
Në një deklaratë, i burgosuri ka thënë se ai i tërbuar, kur fëmijët e tij u ankuan se nëna e tyre ishte e pasjellshme ndaj tyre.
Ai është përgjigjur duke ia ngulur thikën në gjoks të dashurë së tij dhe duke e vrarë djalin e tyre 4 vjeqar Angelin, vajzën Valerien e cila ende nuk e kishte patur asnjë ditlindje. Thjeshtra e tij Erika, 17 vjeqare, ishte arratisur por ishte plagosur rëndë, dhe më vonë ka vdekur nga plagët.
Kryeprokurori i shtetit Luis Najera e ka pranuar se nuk kishte roje në zonë kur ka ndodhur krimi.
“Oficerët e burgut ishin duke e kontrolluar hyrjen. Mbikëqyrësi ishte duke i inspektuar një qeli larg dhe askush nuk e ka kuptuar çfarë po ndodhte derisa vajza 17-vjeçare ka bërtitur për ndihmë, ” ka thënë zyrtari.
Rojet e kishin gjetur të burgosurin kur ai ia kishte kthyer thikën e improvizuar vetes kështu që e kanë mbërthyer atë në dysheme. Plagët e tij ishin trajtuar në një spital aty pranë.
Kriminali i ka thënë policisë më vonë se ai e kishte bërë armën e metalt në një punëtori të zejtarisë në burg.
Villa ishte pas hekurave për vrasjen e gruas së tij në një tërbim xhelozie në vitin 2006. Me 5 vrasje në bilancin e tij të fajësimit ai tani është me shumë pak gjasa që ndonjëherë të ecën i lirë.
Drejtori i burgut nuk ishte në gjendje të shpjegojë se pse askush nuk ishte duke e mbikqyrur atë kur ai kishte një dënim për një krim të ngjashëm.
Villa është mbajtur i ndarë nga kriminelët tjerë sepse si ish oficer policie, ai do të ishte në rrezik serioz në burgun tejet të dhunshëm Puente Grande.
Pas vrasjes së katërfishtë, qeveria ka urdhëruar një kontrollë të tërësishëm të qelive.
Personeli i burgut ka gjetur ndër të tjera një sasi të madhe të drogës, më shumë se 50 litra tequila, 2 pajisje rrjetesh Wi-Fi dhe 30 thika.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut i Meksikës ka njoftuar se një “sistem i vetëqeverisjes”, është duke u rritur në burgjet e Meksikës, me blerje të të burgosurve pa marrëveshje me stafin, me marrjen e drogës dhe me aranzhimin e vizitave për prostitutat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here