I dënuari për trafik droge vritet me plumb në kokë e hidhet në kanal

0

Në aksin kombëtar Korçë- Bilisht sot është gjetur trupi i pajetë trupi i një personi. Sipas policisë, viktima është identifikuar si Jani Kollçinaku, 37-vjeç banues në fshatin Miras, të Devollit. Trupi i pajetë është gjetur nga qytetarët, në afërsi të fshatit Zëmblak, të cilët kanë lajmëruar policinë.
Sipas policisë, 37-vjeçari i njohur me pseudonimin si “Landi i Mirasit”, është vrarë me një plumb në kokë. Gjithashtu dyshohet se vrasja, mund të jetë kryer në një vend tjetër dhe jo në vendin ku u gjend trupi i viktimës.
Ndërkohë policia e Korçës ka shoqëruar disa persona në lidhje me këtë ngjarje. 37 -vjeçari është një emër i skeduar nga policia e Korçës pasi rezulton të jetë me precedent të mëparshëm penal. Ai rezulton i dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe pikërisht kjo është pista kryesore e hetimit. Pazaret e prishura të drogës mund të jenë motivet e ngjarjes së rëndë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here