I burgosuri i sulmon oficerët e burgut me ujë të nxehtë

0

PRISHTINË, 8 SHKURT – Dy oficerë korrektues gjatë shpërndarjes së drekës ishin sulmuar nga një i burgosur, në Burgun e Dubravës. I burgosuri i kishte sulmuar oficerët korrektuesë me ujë të nxehtë duke ua gjuajtur atë nga një enë plastike dhe duke u shkaktuar lëndime në fytyrë. Zyra për Informacion e Policisë së Kosovës nga Prishtina ka njoftuar sot se oficerët korrektuesë janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës dhe më pas janë liruar për në shtëpi. Sipas njoftimit në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, por nuk është njoftuar se çfarë masash ka ndërmarrë ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here