I akuzuari ia merr revolen nga trupi hetueses gjatë marrjes në pyetje…

0

Një i dyshuar ka arritur që t’ia marrë nga trupi armën zyrtare një hetueseje gjatë marrjes në pyetje. I ndaluari është i dyshuar për vrasjen e një fëmijë 2 vjeç.

Mediet lokale raportuan se Terrell Rhodes pranoi gjatë marrjes në pyetje se e ka goditur fëmijën, ndonëse fillimisht i tha policisë se i vogli ishte rrëmbyer.

I dyshuari shihet i emocionuar dhe papritmas kap armën në trupin e hetueses. Disa oficerë e rrethojnë dhe mundohen që me forcë t’ia marrin armën dhe në fund ia dalin me sukses.

Policia në Las Vegas njoftoi më 11 maj për arrestimin e këtij të dyshuari për vdekjen e vogëlushit Amari Nicholson.

I arrestuari është deklaruar i pafajshëm, ndërsa seancën e radhës në gjykatë e ka më 25 qershor.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here