I afërmi i Isa Boletinit nervozohet me Shkëlzen Gashin e Rron Gjinovcin, ua bënë një fotomontazh

0

Në bazë të mbiemrit duket ta ketë të afërm Isa Boletinin dhe është revoltuar nga qëndrimet e Shkëlzen Gashit dhe Rron Gjinovcit për këtë figurë. Asdren Boletini e ka bërë një postim në Facebook dhe me një fotomantazh ai nuk ka kursyer as drejtorin e Klan Kosovës, Baton Haxhiun. “Klen TV i Baglon Haxhiut dhe palaqot e tij kujdestar: Shkelzen Gashi & Rron Gjinovci”, ka shkruar Boletini. “Isa Boletini po me dhimbet qe mundi yt e i bashkeluftetareve te tu sot i mundesojne çiftave si Shkelzen Gashi & Rron Gjinovci me fole Shqip!!!”.
Publicisti Gashi ka thënë për Isa Boletinin të marten se ai më shumë ka qenë një person që ka luftuar për interesa të vetat.
Eshtrat e Isa Boletinit do të varrosen të mërkurën në Boletin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here