Hyseni në Bruksel, tregon se përse Kosova synon të anëtarësohet në INTERPOL

0

Ministri I Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës ka njoftuar se gjatë vizitës së tij dy ditore në Bruksel, sot para dreke e ka takuar Zëvendës-Sekretarin e Përgjithshëm të Partive Popullore Evropiane (EPP), Christian Kremer. “Biseduam për gjendjen e përgjithshme në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë për situatën në fushën e rendit dhe ligjit në Kosovë. Njoftova z. Kremer me punën që po bën Ministria e Punëve të Brendshme, në adresimin dhe zgjidhjen e problemeve të migrimit të paligjshëm, luftimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, luftëtarëve të huaj, bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë, etj.”, ka bërë me dije ai.

“Në veçanti theksova nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, si domosdoshmëri për efikasitet në ndjekjen dhe zbulimin e krimeve të ndryshme ndërkombëtare. Nënvizova se Këmbimi i informacionit është thelbësor në rrethanat moderne të luftimit të krimit dhe për këtë arsye Kosova synon dhe është e interesuar të anëtarësohet në Interpol si dhe të gjejë forma efikase bashkëpunimi me Europol-in”, ka dhënë më shumë detaje ministri Hyseni.

“Poashtu biseduam edhe për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit midis partive anëtare të EPP-së”, ka vënë në pah ai duke njoftuar se sot pasdite do të takohet me zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Belgjikës, Jan Jambon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here