Hysaj, shqiptari më i shtrenjtë i futbollit

0

Elseid Hysaj me 9 milion euro është lojtari më i shtrenjtë i  Shqipërisë pas kualifikimit në Europian,  mes 50 futbollistëve më të mirë kuqezinj.  Mbrojtësi i Napolit tani është ylli i  kuqezinjve. Vetëm në 5 muaj prej shtatorit  vlera e tij është dyfishuar ashtu siç  ka ndodhur edhe me Etrit Berishën lojtari  i dytë më i shtrenjtë i kuqezinjve. I  treti Shkëlzen Gashi me 3.5 milionë euro  vlera e kartonit, por që që rënia e vlerës  së tij ka qenë e madhe. Shkëlzen Gashi  vetëm në verë kishte vlerën më të lartë  të kartonit prej 9 milionë eurove, pasi kish  mbyllur një sezon fantastik te Bazeli në  Zvicër, duke e ndihmuar skuadrën të arrij  titullin e kampionit, ndërsa vetë, u shpall  golashënuesi më i mirë i sezonit. Por këtë  sezon gjërat kanë ndryshuar për keq…

Mes 50 lojtarëve më të mirë dhe më të  shtrenjtë sipas “transfermarkt”, janë më  shumë se 10 futbollistë që vinë nga Kategoria  superiore. Futbollisti më i spikatur  dhe më i shtrenjtë mbetet Elseid Hysaj i  Napolit, vlera aktuale e të cilit përllogaritet  në 9 milionë euro. Në fillim të sezonit,  më 1 qershor kur ishte ende lojtar  i Empolit dhe pa u transferuar të Napoli,  shkodrani kushtonte 4.5 milionë euro.  Me kalimin në San Paolo, prej 5 muajve  të parë të aventurës, ku u shndërrua në një titullar fiks të skuadrës, vlera e kuqeziut  u rrit në shifrën 7,5 milionë euro.

Pas  gjysmës së parë të edicionit dhe me hapjen  e afatit kalimtar të janarit, çmimi i  Hysajt është rivlerësuar, duke u dyfishuar  dhe tashmë mbrojtësi kuqezi kushton plot  9 milionë euro. Në afatin e transferimeve  të dimrit, është rritur edhe vlera e portierit  të Lacios, Etrit Berisha, që aktualisht  përllogaritet në 4 milionë euro. Në startin  e këtij sezoni portieri kuqezi kushtonte 3  milionë euro, por me paraqitjet e zhvilluara  në gjysmën e parë të sezonit, mes Serie  A dhe Europa League vlera e tij është  rritur me një milion Euro.

Talenti kuqezi i  Interit, Rey Manaj aktualisht kushton 800  mijë euro. Sulmuesi është përfshirë mes  talentëve të rinj më të shtrenjtë të Serisë  A. Në qershor 2015, kur u transferua  nga Kremonese të Interi, vlera e Manajt  në afatin kalimtar ishte 175 mijë euro.  Pak muaj pasi u bashkua me Interin, vlera  e Manajt thuajse u 5-fishua dhe lojtari  tashmë kushton 800 mijë euro.  Portali “transfermarkt.de”, i specializuar  në fushën e vlerësimeve dhe transfertave  të lojtarëve, ka pasqyruar vlera më  të rritura financiare për futbollistët e  kombëtares sonë pas kualifikimit për në  “Francë 2016”.

Rritjen më të madhe të  vlerës e ka pësuar kartoni i mesfushorit  Ergys Kaçe, për të cilin, çdo klub që do të  ketë nevojë për shërbimet e shtatshkurtit  kuqezi, duhet të paguajë minimalisht 3  milionë euro. Taulant Xhaka 3 milionë  euro dhe duke vazhduar me futbollistët  e tjerë kuqezinj. I rëndësishëm është fakti,  se ka një trend për rritjen e kuotave  dhe vlerave të tyre financiare, pasi përpara  janë finalet e europianit, të cilat do  të jenë edhe një “vitrinë” e mirë për ta,  theksojnë specialistët e marketingut në  tregun e futbollit. Rritje kanë patur edhe  disa futbollistë të tjerë, mes tyre sulmuesi  i Rijeka, Bekim Balaj. Ai u ble për 850 mijë  euro, por tani vlen 2 milionë.

Kombëtarja, 1.47 vlera mesatare

Portali i specializuar Transfermarkt.de  ka përpiluar renditjen e kombëtareve në  bazë të vlerës së tyre në treg menjëherë  pas kualifikimit. Kështu është përpiluar  një mesatare vlere, në bazë të gjithë lojtarëve  të aktivizuar në Europian. Kombëtarja  më e vlerësuar dhe dukshëm  e shkëputur në renditje është Spanja,  sepse çdo lojtar i kombëtares së drejtuar  nga Vicente del Bosque vlen mesatarisht  24.6 milionë euro. Gjermania  është e dyta, ndjekur nga Belgjika, Franca  e Anglia, ndërsa më të shkëputura janë  Italia e Portugalia. Kombëtaret e tjera  janë larg, ndërkohë që bie në sy fakti se  skuadra me vlerë më të ulët në treg është  Hungaria, lojtarët e së cilës vlejnë mesatarisht  një milionë euro në treg. Sipër  Hungarisë është Irlanda e Veriut, ndërsa  mbi të është Shqipëria jonë: lojtarët tanë  vlejnë mesatarisht 1.47 milionë euro në  treg, pak a shumë sa lojtarët e Islandës.

Rroga çuditshme 

Është e pabesueshme, por e vërtetë,  Rey Manaj ka pranuar një pagë më  të ulët se shumica e lojtarëve në  Kategorinë Superiore në Shqipëri,  vetëm që të kalojë tek Interi. Të luash  në Serinë A italiane është një  ëndërr për shumë futbollistë, por jo  detyrimisht të luajturit aty të bën  të pasur. Rey Manaj, i cili verën e  kaluar është transferuar nga Lega  Pro në Serinë A, duke firmosur  për Interin, për një shumë “të frikshme”  prej 20 mijë eurosh në sezon.  Është e pabesueshme, por e  vërtetë: sulmuesi 18-vjeçar ka pranuar  një pagë më të ulët se shumica  e lojtarëve në Kategorinë Superiore  në Shqipëri, vetëm që të kalojë  tek Interi. Natyrisht, bëhet fjalë për  një talent, që pak nga pak po bëhet  i rëndësishëm edhe te skuadra e  parë, ndaj ndoshta pas një viti paga  e tij do të dhjetëfishohet, por Manaj  nuk është i vetmi me pagë të tillë,  sepse futbollistë si Karlini e Bertonçini  të Frozinones paguhen me  të njëjtën shifër, rreth 1500 euro në muaj. Më i lumtur mund të jetë  mbrojtësi shqiptar Kastriot Dermaku,  sepse 23-vjeçari i transferuar  këtë verë nga Melfi tek Empoli  merr 90 mijë euro në vit.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here