Hysaj: Franca, provë për Kombëtaren

0

Miqësorja me Francën pritet të një jetë një provë e rëndësishme për gjendjen e Kombëtares. Futbollistët shqiptarë nuk e shohin thjeshtë si një miqësore, por një dëshmi se sa është përmirësuar ekipi para ndeshjeve kualifikuese të Euro 2016 me Danimarkën dhe Portugalinë.

Kuqezinjtë shpresojnë që para sfidës me Francën të marrin një lajm të mirë nga Lozana, për sfidën Serbi – Shqipëri. Në këtë takim Gianni De Biasi pritet të bëjë ndryshime duke parë edhe grupin e lojtarëve që ka grumbulluar.

Në mbrojte nuk do të ketë Mërgim Mavrajn dhe në qendër, në vend të tij, mund të provohet Arlind Ajeti. Miqësorja Shqipëri – Francë do të zhvillohet të shtunën në ora 18:00 në “Elbasan Arena”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here