Hygerta: “Princi i kaltër ka humbur rrugës, por do e gjej”

0

Edhe pse nënë single, Hygerta Sako nuk i ka mbyllur dyert e zemrës së saj.

Së fundmi, moderatorja e njohur e sportit ka zbuluar se është e hapur që të krijojë një lidhje dashurie.

Teksa ishte e ftuar në “N’fermë”, në Top Channel, Sako tha se vajza ka rëndësinë dhe kohën e saj, por ende pret princin e kaltër. ish-missi shtoi se duket se “ka humbur rrugës ose i ka humbur adresën”.

“Pse duhet ta mbyll jetën time, unë 26-vjeç jam (qesh). S’ka lidhje që jam një mama single. Vajza ka kohën dhe rëndësinë e vet, po sigurisht edhe jeta ime është shumë e rëndësishme. Unë po e pres akoma princin e kaltër por duhet të ketë humbur rrugës, ose ka humbur adresën por unë do ta gjej. Adresën e shtëpisë nuk e tregoj, tek puna le të vijë (qesh)”- u shpreh Hygerta Sako.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here