Humbë kontrollin mbi veturën, vet vdes, lëndohen 4 bashkudhëtarë

0

Në rrugën Gjilan-Ferizaj një shofer derisa po lëvizte me veturën e tij, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë, e ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dal jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda ka pësuar ngasësi i veturës i cili më pas ka vdekur, ndërsa lëndime trupore më të lehta kanë pësuar 4 pasagjerë meshkujë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i shoferit është dërguar në IML për obduksion.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here