Humb Nuri Seferi

0

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Nuri Seferi i njohur si “Tysoni shqiptar”, është mposhtur në përballjen më të rëndësishme në karrierën e tij, nga polaku Krzysztof Glowacki, në meçin eliminator për titullin kampion bote në versionin WBO në kategorinë Kruzer. Seferi është mposhtu me pikë pas dymbëdhjetë raundave,  ndërkaq meçi ka qenë pothuajse i barabartë
Dueli i sontëm ishte tejet i rëndësishëm për Seferin, ku i hapte rrugë për titullin botëror në versionin WBO. Kundërshtari ishte i fortë. Ai në karrierën e tij ka 23 fitore në 23 ndeshje, 15 prej të cilave në k.o.     Seferi është i lindur në Gostivar, si boksier është zhvilluar në Zvicërr e Gjermani, ndërsa ai ka zgjedhur që të mbrojë ngjyrat kuq e zi në ringjet botërore, pra ta përfaqësojë Shqipërinë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here