Humb 12 vjeçarja azilkërkuese në Gjermani

0

Me valën e refugjatëve nga Kosova fillojnë edhe tragjeditë e para. Kështu, siç ka njoftuar Policia gjermane, sot është zhdukur një vajzë 12-vjeçare e cila banonte në Ostönnen të Landit NRW e që ka prejardhjen nga Kosova.

Ajo, së bashku me familjen e saj në Gjermani kishte shkuar disa muaj më parë, si azilkërkues në këtë qytezë gjermane.

Të enjten në mëngjes, vajza shkoi si zakonisht në shkollën e mesme “Pauli”, ndërsa kur babai i saj po e priste rreth 12:30, ajo nuk u shfaq gjëkundi transmeton Gazeta Blic.

Vajza është rreth 1,30 metra e gjatë, ka flokë të zeza dhe sy ngjyrë kafe. Ajo ka të veshur pantallona blu, një xhaketë gri (jo xhaketë dimri) dhe atlete gri.

Policia dhe banorët e këtij lokacioni janë duke e kërkuar 12-vjeçaren nga Kosova, ndërsa apelojnë për ndihmë në kërkimin e vajzës identiteti i së cilës ende nuk është bërë publik. /Gazeta Blic/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here