Humanisti nga Malisheva: Edhe një shtëpi është gati

0

Skënder Kryeziu, humanisti i dëshmuar tashmë, e ka ridëshmuar edhe njëherë përkushtimin e tij për Malishevën dhe njerëzit e saj.

Ai përmes llogarisë së tij në Facebook, ka njoftuar se ka gati të përfunduar edhe një shtëpi tjetër për një familje në nevojë në Malishevë.

“Edhe një shtëpi është gati. Dhoma e ditës është mobiluar sikur edhe banjo. Kanë mbetur vetëm edhe disa gjëra të vogla pa u kryer. Por, shumë shpejt, pronarit të saj, në fakt një familjes do të ua dorëzoj çelsat”, ka njoftuar Skënder Kryeziu, humanisti nga Pagarusha e Malishevës, raporton portali Malisheva MAGAZINE. .

Edhe pse i ri në moshë, Kryeziu tash e gjashtë vite me radhë, në vazhdimësi ndihmon njerëzit në nevojë, si me ushqime, ashtu edhe në ndërtimin e shtëpive për banim.

Momentalisht, është duke i ndërtuar disa shtëpi dhe në këta muaj ka planifikuar të filloj ndërtimin edhe të njëzet shtëpive tjera, të gjitha në territorin e Komunës së Malishevës. .

12527605_1664675893789474_256245893_n

12527735_1664675820456148_438491078_n12540134_1664676650456065_1270307157_n

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here