Hulumtime:meshkujt dëmtojnë spermatozoidet duke bërë sauna

0

Meshkujt të cilët rregullisht shkojnë në saunë mund të dëmtojnë spermën, paralajmërojnë hulumtuesit italianë.

Është zbuluar që meshkujt e shëndetshëm të cilët shkojnë në saunë kanë numër më të vogël të spermatozoideve, ndërsa dëmi i krijuar mund të zgjasë disa muaj.

Në hulumtim janë testuar finlandezët në të tridhjetat të cilët kanë pasur numër normal të spermatozoideve. Meshkujt kanë shkuar në saunë dy herë në javë nga 15 minuta gjatë tre muajve, dhe më pas është testuar sperma e tyre.

Hulumtuesit kanë zbuluar që numri i spermatozoideve në fund të hulumtimit ka qenë më i vogël sesa në fillim, ndërsa në nivel normal është kthyer vetëm pas gjashtë muajve.

Gjatë qëndrimit në saunë temperatura e skrotumit mashkullor rritet për tri shkallë, që dëmton prodhimin e spermës, ndërsa mund të çojë edhe deri te steriliteti.

Po ashtu, është shënuar edhe ndryshim në ADN-në e spermës.

Studimi i kryer në kohën e fundit në Spanjë ka treguar se si koncentrimi i spermës bie mesatarisht 2 për qind në vit edhe tek meshkujt e rinj. Studimi ka përcjellë 200 meshkuj gjatë dhjetë viteve dhe është zbuluar që koncentrimi prej 72 milionë spermatozoideve për mililitër në vitin 2001 ka rënë në 52 milionë spermatozoide për mililitër në vitin 2011.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here