Haradinaj: “E kam ditë që Isa Mustafa del prej Bllokut”

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e kishte ditur edhe gjatë kohës së bllokut VLAN (Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën) se Isa Mustafa mund të largohet nga ky bashkim dhe të pozicionohet në krah të Hashim Thaçit.

Haradinaj i pyetur në një intervistë të Gazetës Fjala, se a e besonte një lëvizje të tillë të Mustafës ai është përgjigjur shkurt dhe qartë – “po”.

Por, ndryshe nga Mustafa, lideri i AAK-së tha se ai vet kurrë nuk do ta thyente marrëveshjen me bllokun VLAN.

“Unë jam i edukuar që t’i zbatojë marrëveshjet. Jam i ndërtuar që ta mbajë fjalën. Unë kisha vlerësuar se Kosovës i duhej ndryshimi, prandaj dhe pata përjashtuar çdo mundësi të një marrëveshjeje eventuale me ata që e kishin pushtetin”, ka thënë Haradinaj.

TEMAT:

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here