Hoxhë Irfan Salihu përjashtohet për një vit nga BIK-u

0

Hoxha nga Prizreni, Irfan Salihu i cili pati deklaruar se gjatë viti 1445 Kosova popullohej me vetëm një përqind shqiptarë është përjashtuar përfundimisht nga BIK’u.

Deklarata e tij, e cila pohonte pretendimet e historisë serbe mbi popullimin e Kosovës me shqiptarë i ka kushtuar këtij imami që kur u bë publike në media. Pas publikimit të video-deklaratës së tij nga Gazeta Express, në prill të këtij viti, Irfan Salihu fillimisht u suspendua nga puna nga Bashkësia Islame e Kosovës për tu shkarkuar përfundimisht katër muaj më pas nga Komisioni Disiplinorë i këtij institucioni.

Lajmin për përjashtimin e tij e kanë konfirmuar për Gazetën Express burime zyrtare brenda Bashkësisë Islame të Kosovës, duke treguar se një vendim i tillë është marrë nga gjysma e javës së kaluar dhe vlen për një vit.

“Në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë, kurse turqit i paskan sjellë shqiptarët në Kosovë dhe më pastaj u kanë dhënë toka atyre”, ishte kjo deklarata e Irfan Salihut e dhënë para xhematit të tij në Prizren, ku edhe shërbente si imam në njërën nga xhamitë e qytetit.

Ndaj kësaj deklarate menjëherë, pati reagime të shumta. Disa imamë të BIK’ut e patën kundërshtuar fuqishëm hoxhë Irfanin dhe deklarimet e tij duke u distancuar nga qëndrimet e tij, përderisa kishte edhe nga ata që e mbështesnin. Si këta të fundit vepruan edhe disa media serbe.

Gazeta serbe “Kurir” atë kohe kishte shkruar me tone lavdëruese për Hoxhën i cili sipas tyre kishte arritur ta shokonte opinionin shqiptar.

Kjo nuk është e para deklaratë kontroverse e të njëjtit imam për shqiptarët dhe kombin, shkruan Gazeta Express. Ai dikur ishte marrë edhe me shprehjen e rilindësit Pashko Vasa se “Feja e shqiptarisë është shqiptaria”, duke e cilësuar atë si një budallallëk, madje edhe tallej me shkrimtarin e njohur.

“Feja apo kombi është përpara?” – Hoxha Irfan Salihu thotë se është “autobusi”, në një video përqeshëse me Pashko Vasën, të publikuar në Youtube, duke pretenduar tutje se kombet janë shumë të vonshme dhe se shprehja e poetit shqiptar nuk qëndron.

Por sikur të mos mjaftonte, Hoxhë Irfan Salihu pati ofenduar kohë më parë edhe femrat shqiptare, duke i quajtur ‘ku^^a’, ato. Deklaratë e cila pati marrë jehonë të madhe dhe ishte diskutuar jashtëzakonisht shumë.

Që atëherë kërkohej përjashtimi i këtij imami nga BIK’u, por që një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, duke i dhënë atij mundësinë që ende të vazhdojë të ‘bombardojë’ opinionin me deklarime kontroverse dhe anti-kombëtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here