Hoxhallarët e Prishtinës luten për shpirtin e Shpend Ahmetit

0

Të gjithë imamët e xhamive në Komunën e Prishtinës janë lutur sot për shpirtin e kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit. Kjo pasi, Komuna e Prishtinës ka vendosur tu dalë në ndihëm familjeve që kanë morët duke ua hequr një pjese të shpenzimeve të varrimit.

Imami i xhamisë së Bashkësisë Islame të Kosovës gjatë ligjëratës që e ka mbajtur sot, e ka falënderuar kryetarin Ahmeti për vendimin e marrë.

Ndërkohë që lajmi i është kumtuar xhematit edhe në xhamit tjera në kryeqytet nga ku hoxhallarët kanë drejtuar falënderime për të parin e kryeqytetit.

“Ju njoftojë se nga data një majë, kryetari Shpend Ahmeti na ka thënë se një pjesë të shpenzimeve të varrimeve do të mbulohen nga komuna. Ky është gjest bujar. E falënderojmë kryetarin e komunës dhe lutemi për këso vendime”, ka thënë hoxha i BIK-ut pas përfundimit të ligjëratës.

Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, ka vendosur që të gjithë qytetarëve të Komunës së Prishtinës të iu paguhen shpenzimet e funeralit të familjarëve të ngushtë deri në shumën prej 171 euro.

“Me këtë vendim përcaktohet se këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë familjarët e ngushtë të personave që kanë ndërruar jetë. Për ta realizuar këtë, banorët e Komunës së Prishtinës duhet të jenë të pajisur me faturën për shërbimet e Ndërmarrjes Publike Lokale ‘Hortikultura’, faturën nga bashkësia fetare përmes së cilës janë kryer ritet fetare për personin e ndjerë (në rast se i/e ndjeri/a i/e është nënshtruar ritualeve fetare), si dhe faturën nga kompania përkatëse që është shfrytëzuar për transportimin e të ndjerit/ës”, thuhet në një njoftim nga komuna e Prishtinës. /Zëri

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here