Hoxhaj: S’ka listë të zezë për zyrtarët serbë, kjo është propagandë serbe e stilit sovjetik

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka demantuar lajmin e publikuar sot në mediat serbe, ku është publikuar një listë me emrat e zyrtarëve të lartë shtetëror serbë, të cilëve kinse u ndalohet hyrja në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj,  në një prononcim për Telegrafin, e ka quajtur propagandë serbe të stilit sovjetik në raport me Kosovën “Listën e zezë” me emrat e zyrtarëve të lartë serbë,  të cilëve kinse u ndalohet hyrja në Kosovë.

“Një listë e tillë nuk eksiton dhe absolutisht nuk është e vërtetë! është propagandë serbe e stilit sovjetik në raport me Kosovën!”, tha Hoxhaj për Telegrafin.

“Është një propagandë si reagim, pas vendim tonë shumë legjitim për vendosjen e taksës 100 për qind mbi importet serbe!”, tha Hoxhaj.

Gazeta beogradase “Novosti” ka shkruar sot se “edhe para aplikimit të taksës drakonike doganore për hyrjen e mallrave nga Serbia në territorin e Kosovës, autoritetet e Prishtinës më 1 nëntor kanë marrë vendim që zyrtarëve më të lartë të Beogradit t’u ndalohet kalimin nëpër vendkalimet kufitare në mënyrë që të mos hyjnë në Kosovë”.

Sipas kësaj gazete, “në listë janë në zyrtarët serbë, duke filluar me kryeministrja Ana Brnabiq, pastaj ministrat e qeverisë dhe krerët e Parlamentit të Serbisë, duke përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here