Hoxhaj: “PDK deri tash ka qenë më shumë rreth liderit, se sa parti evropiane”

0

“PDK deri më tash ka qenë më shumë rreth liderit se sa parti evropiane. Çështja është a mund ta ndryshojmë këtë, dhe që mos të sillet gjithçka rreth dy apo tre personave. Si ta shndërrojmë PDK-në në një parti evropiane, kjo është dilema, si dhe kush do të jetë lideri i ardhshëm”, ka thënë ndër të tjera Enver Hoxhaj, te “Komiteti” i RTK-së.

Ai tha se ende nuk është vendosur madje as diskutuar se kush do të jetë kandidat për kryetar partie pasi Hashim Thaçi të bëhet president shteti. E në PDK sipas tij nuk e kanë diskutuar as se kush do ta ketë postin e Ministrit të Punëve të Jashtme pasi që Thaçi nuk do të jetë më aty.

“Nëse ma kërkojnë do të bisedoj me partinë, unë nuk kam bërë përpjekje as herën e kaluar që të mbes patjetër në Qeveri. Ai që merr zëvendëskryeministrin merr edhe një ministri relevante, ku aty do të jetë edhe ministër, jo zëvendësministër, por kjo do të flitet në kryesinë e PDK-së”, tha Hoxhaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here