Horoskopi sot

0

Dashi

Ditë pak e mërzitshme dhe me keqkuptime. Shpenzime të papritura. Mos i lini gjërat për nesër. Duhet t’ia dilni mbanë me më shumë përpjekje. Në familje do të gjeni ngrohtësinë e munguar.

Demi

Për ju do të jenë të favorizuara pazaret që do të bëni nëpërmjet internetit. Përqendrohuni për të mos gabuar. Në mbrëmje do të kaloni momente të paharrueshme.

Binjakët

Bëni kujdes sepse sot mund të lindë një flirt i rrezikshëm ose një lidhje e komplikuar. Ndaj mos u fiksoni duke menduar një person që nuk ju meriton aspak. Thellë-thellë ju e keni kuptuar këtë!

Gaforrja

Ajo që po prisnit do të vijë. Një takim emocional sekret. Kjo do të jetë një tjetër ditë me fat. Do të jeni krijues dhe tërheqës. Do të përjetoni agimin e një dite të re në çdo kuptim.

Luani

Mos bëni hapa mbrapsht mbi një vendim që tashmë e keni marrë, që i takon miqësisë. Ju keni të drejtë dhe nëse do ta bëni këtë gjë, personaliteti juaj do të humbë. Do të dëgjoni shumë thashetheme.

Virgjëresha

Dashuri të largëta mund të shfaqen papritmas. Në fakt është dikush që nuk ka reshtur kurrë së dashuruari. Atë mund ta takoni pikërisht sot. Favorizuese edhe detyrat që do t’ju jepen në punë.

Peshorja

Sot do të jetë dita ideale për t’i bërë kritika vetes dhe për të zbuluar disa anë karakteri që duhen përmirësuar. Do të ndiheni të lodhur dhe dembelë.

Akrepi

Bëni kujdes në dhënien e makinës, mos u shpërqendroni. Do të zhgënjeheni nga përgjigjja që do t’ju japë dikush. Ju nuk e meritoni këtë gjë.

Shigjetari

Dashuri diskrete për ata që kanë lindur ditën e enjte. Mund të keni nevojë për maksimumin e përqendrimit dhe të vullnetit për të zgjidhur ndonjë problem të vogël me partnerin.

Bricjapi

Mos lejoni që xhelozia të fitojë mbi ju. Largojini nga mendja mendimet e kota mbi tradhtinë. Jini më të dashur me partnerin/en. Do të pendoheni nëse do të “hakmerreni”.

Ujori

Kurrë mos thuaj kurrë: ajo që nuk ndodh për mijëra ditë mund të ndodhë në një çast. Por impulsiviteti që do t’ju karakterizojë sot mund të provokojë ndonjë problem. Ne ju paralajmëruam!

Peshqit

Një situatë që e keni për zemër është e rikuperueshme. Reflektoni dhe jini të përgjegjshëm. Dikush që nuk e shihni prej shumë kohësh do t’ju gëzojë pa masë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here