Horoskopi sot

0

Dashi

Në aspektin e dashurisë nuk do të jeni edhe aq mirë. Pavarësisht situatës së krizës ekonomike në përgjithësi, ju do të jeni më të avantazhuar se të tjerët sot, falë Hënës dhe Jupiterit të lidhur me fatin.

Demi

Projektet e dashurisë dhe iniciativat profesionale do të kenë aprovimin e Hënës në shenjë. Nga sot për ju do të nisë diçka e re. Ndjenjat dhe emocionet do të thellohen edhe më tej në mënyrë harmonike.

Binjakët

Dedikojani  personit të zemrës fundjavën.Javën do ta nisni me një entuziazëm tjetër.  Përqendrohuni te mendimet dhe te jeta juaj në mënyrë sa më serioze.

Gaforrja

Do të shqetësoheni për shëndetin dhe për punën. Pozicioni i Marsit dhe i Saturnit në shenjën tuaj nuk është në aspektin e duhur. Në dashuri do të përjetoni papritur romanticitetin e dikurshëm.

Luani

Ditën e sotme do ta kaloni në relaks të plotë e sidomos në  pasdite. Si një masë paraprake ju këshillohet që të kontrolloni fytin, shpatullat dhe tensionin.

Virgjëresha

Në dashuri, pas pasionit, izolohuni një moment. E sotmja do të jetë një “frymëmarrje e re” në jetën tuaj. Do të keni mundësi të ngjisni shkallët e suksesit duke kuptuar lëvizjet e konkurrencës.

Peshorja

Do të keni mundësi që të fitoni të ardhura të tjera. Si në jetën private ashtu edhe në atë profesionale, sot Hëna e re do t’ju japë energji të reja dhe pozitive.

Akrepi

Në dashuri duhet të bëheni më të kthjellët. Ndryshime të nevojshme, të paevitueshme. Iniciativat e nisura, zgjedhjet e bëra, në periudhën e Hënës së re do të vlerësohen shumë.

Shigjetari

Faktet dhe rrethanat do t’ju detyrojnë që të jeni vazhdimisht të pranishëm në punë dhe në ngjarjet e të afërmve. Nuk do të mund të qetësoheni dot sot.

Bricjapi

Gjithsesi kjo nuk duhet t’ju pengojë për të organizuar javën. Bëni diçka për trupin dhe bukurinë tuaj, sepse duket se Afërdita do të ndikojë për keq në këtë aspekt.

Ujori

Pavarësisht sot e kishit imagjinuar një ditë qetësie totale, premisat janë të pakta që kjo gjë të ndodhë. E sotmja do t’ju paraqesë një fazë të vështirë për familjen dhe rikthimet në dashuri.

Peshqit

Fati do t’ju paraqitet falë takimeve rastësore dhe njohjeve të reja. Në dashuri sidomos do të jeni shumë të favorizuar. Ju leverdis të qëndroni në “piedestal”, por pa qenë shumë këmbëngulës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here