Horoskopi ditor-8 tetor 2015

0
Dashi Dashi
Keni shumë dëshirë të bëni shaka dhe të dilni me ata persona me të cilët ndjeheni mirë. Organizoni diçka për ditën e sotme dhe do të keni shumë vizita.
Demi Demi
Ata që ju vlerësojnë do të pranojnë patjetër të bëjnë një sakrificë për ju. Edhe pse mund të mos e kërkoni me tonin e duhur përsëri do të dini të jeni të sjellshëm pak më vonë.
Binjaket Binjaket
Do të vëreni se jeni tallur me zjarrin dhe tashmë dikush ka vendosur të hakmerret ndaj jush. Të paktën përpiquni të mos përkeqësoni gjendjen.
Gaforrja Gaforrja
Po e mbysni veten me dyshime dhe po rendni drejt fantazmash të kota. Nëse bisedoni me partnerin do të shikoni që gjithçka është pjellë e fantazisë suaj.
Luani Luani
Për të gjithë ju kjo ditë do të jetë e qetë dhe pa ndonjë komplikacion të mundshëm. Qetësohuni dhe për një debat që keni patur në punë. Nuk do të ndodhë asgjë.
Luani Virgjeresha
Megjithë sensin tuaj të mirë nuk do t’i mbushni dot mendjen partnerit t’ju ndjekë në një aventurë pak të rrezikshme për gustot e tij.
Peshorja Peshorja
Nëse prisni pak nuk do të humbisni asgjë përkundrazi do të arrini të bëheni pjesë e një tavoline shumë të këndshme. Mbrëmja do t’ju lërë në gjumë.
Akrepi Akrepi
Paraqitet shumë e mirë dita në planin financiar. Dikush do t’ju kthejë një borxh të vjetër ose mund të keni një rritje rroge që nuk e prisnit.
Shigjetari Shigjetari
Edhe pse sot do t’ju akuzojnë se i merrni shumë lehtë gjërat, ju do të ndiqni instiktin. Duhet gjithmonë të kujtoni se jeta është e juaja dhe e dini vetë se çfarë duhet të bëni.
Bricjapi Bricjapi
Në planin praktik prisni që gjërat të ecin përpara vetë sepse ju keni vënë gjithçka në vijë. Do të dëgjoni disa leksione të mërzitshme sot megjithatë nuk mund të kundërshtoni.
Ujori Ujori
Idetë tuaja do të vlerësohen nga të gjithë dhe nga ata që deri tani nuk e vlerësonin shumë punën tuaj. Festoni për suksesin me personin tuaj të zemrës.
Peshqit Peshqit
Sot jeni shumë të nervozuar dhe dikush do të përfitojë nga kjo gjendje për të marrë meritat tuaja. Qëndroni në distancë nga një bisedë familjare.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here