Horoskopi ditor-5 janar 2016

0
Dashi Dashi
Takimi me një mik të vjetër do t’ju kthejë pas në kohë. Disa nga ju sot do të gjejnë mbështetje për projektet e tyre, të tjerët mbase një dashuri të re.
Demi Demi
Gjërat shkojnë shumë mirë në fushën profesionale dhe ju do të arrini pozicionin që dëshironi. Do të anashkaloni pengesat duke marrë çka ju intereson më shumë.
Binjaket Binjaket
Nëse do të jeni më të hapur për dialog, gjërat do të shkojnë më së miri. Vërini theksin gjërave në praktikë duke mos lënë mënjanë ëndërrimet tuaja të çastit.
Gaforrja Gaforrja
Mos tentoni të kontrolloni personat e afërt nëse nuk doni të keni debate. Shumë nga ju druhen të bëjnë përpara në fushën sentimentale, duke mos dashur të lëndojnë njeri.
Luani Luani
Një sërë të rejash kanë rritur interesin tuaj karshi një çështje biznesi. Jeni në gjendje që bashkë me partnerin të përballoni një problem konkret.
Luani Virgjeresha
Situata nuk është edhe aq e ndërlikuar sa ju duket juve. Shumë nga ju do të gjenden duke luftuar për një çështje të dështuar që në fillimet e saj.
Peshorja Peshorja
Do të keni progres në një marrëveshje të rëndësishme , falë edhe ndihmës që po ju japin edhe miqtë me pozitë. Të favorizuara janë takimet për ata që e kanë zemrën e lirë.
Akrepi Akrepi
Nëse dëshironi të bëni njohje të reja evitoni sjelljet sipërfaqësore. Aventurat e shkurtra mbarojnë shpejt, ndërsa planet tuaja janë mjaft afatgjata.
Shigjetari Shigjetari
Yjet sugjerojnë që të përdorni intuitën tuaj për t’u prezantuar në mënyrën më të mirë të mundshme për ata që takoni. Mundësi shumë të mira për investime.
Bricjapi Bricjapi
Do të arrini të përballoni të gjitha të papriturat që ju rezervon dita e sotme. Nëse do të mposhtni dyshimet që keni çdo gjë do të shkojë më së miri.
Ujori Ujori
Dëshira juaj për ekstravagancë do të ketë një përballje me moralin tuaj. Në pamje të parë jeni mjaft të hapur, por mendimet tuaja më intime nuk ja tregoni askujt.
Peshqit Peshqit
Kujtoni gjithmonë që të mos jepni këshilla pa ja u kërkuar njeri sepse mund dhe të mos jua pranojnë. Dikush do t’ju sugjerojë të merreni me punët tuaja sot.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here