Horoskopi ditor-30 dhjetor 2015

0
Dashi Dashi
Harmonia dhe pasioni janë dy gjëra që sot do ti gjeni brenda mureve të shtëpisë suaj. Nëse nuk është gjithçka perfekte sot, mundohuni të rregulloni gabimet e vogla.
Demi Demi
Do ta lini veten të manipuloheni nga ata që ju rrethojnë sot, madje dhe në iniciativa që nuk kanë lidhje me ju. Jini të gatshëm që të mbështesni punën në grup.
Binjaket Binjaket
Mund të shprehni mirënjohjen tuaj sot karshi dikujt që ju ka bërë një dhuratë shumë të bukur. Është periudha më e mirë për të ikur me pushime jashtë shtetit.
Gaforrja Gaforrja
Mbani të gjallë lidhjen me partnerin nëse nuk dëshironi që pak nga pak çdo gjë të shkojë drejt rutinës. Doni me çdo kusht të bini në sy nga ana profesionale.
Luani Luani
Nëse dikush nuk do të pranojë pendimin tuaj sot, aq më keq për të. Më vonë do të kuptojë se ju ishit shumë të sinqertë por çdo gjë do të ketë përfunduar mes jush.
Luani Virgjeresha
Mos kërkoni shumë nëse shikoni që nuk është mundësia për të marrë asgjë. Disa debate të vogla me partnerin do të lënë shumë shije të keqe në lidhjen tuaj.
Peshorja Peshorja
Partneri ka nevojë të ndihet i dëshiruar nga ju dhe po mundohet t’jua tregojë. Kujtohuni që nuk ekzistojnë vetëm dëshirat dhe kapriçiot tuaja.
Akrepi Akrepi
Thoni me sinqeritet mendimet tuaja sot por evitoni të bëheni gjykatësit e të tjerëve. Pak fat do t’ju ndihmojë të ngjitni shkallët e karrierës me më lehtësi.
Shigjetari Shigjetari
Mbase në familje do t’ju akuzojnë se po harxhoni shumë në këto ditë festash por ju mund t’ja lejoni vetës këtë gjë. Kështu që bëni mirë ti blini një dhuratë familjarëve.
Bricjapi Bricjapi
Dashuri, ëmbëlsi dhe mjaft përkëdhelje. Ja ato që ju duhen për një fundviti të shkëlqyer. Argëtim i garantuar për të gjithë ju që tashmë keni filluar pushimet.
Ujori Ujori
Keni nevojë për mbështetje sot dhe për fat partneri do t’ju gjendet pranë. Shumë energji do të bëjnë që ta gjallëroni këtë ditë dhe të ndryshoni humorin e dikujt.
Peshqit Peshqit
Pranojeni një ftesë sot pa u treguar kokëfortë dhe do të shikoni që keni vepruar mirë. Do të argëtoheni duke joshur një kolegun tuaj i cili nuk e kupton shakanë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here