Horoskopi ditor-29 shtator 2015

0

DashiDashi (21 Mars – 20 Prill)Gjatë ditës së sotme do të përjetoni disa situata të reja dhe origjinale, me mundësi të mëdha përfitimi. Nëse vërtet i besoni miqësisë, duhet të jeni më sakrifikues.
DemiDemi ( 21 Prill – 20 Maj)Do të kaloni një ditë nervoze, me ndryshime të shpeshta të humorit. Gjatë pasdites, ndoshta mund të shijoni një klimë më të qetë dhe më premtuese.
BinjaketBinjaket (21 Maj – 21 Qershor)Mëngjesi i sotëm do të shënojë fillimin e një faze të re në marrëdhëniet me miqtë. Në mesditë mund t’ju ndodhë diçka e pazakontë, që do t’i japë mundësi zhvillimi jetës tuaj.
GaforrjaGaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)Po e përjetoni me shumë ankth pritjen e një dite të qetë dhe e sotmja ndoshta do t’i japë fund këtij tensioni. Më në fund do të rigjeni harmoninë.
LuaniLuani (23 Korrik – 22 Gusht)Dita e sotme do të jetë një ditë intensive, e mbuluar nga dyshimi për t’u hedhur në veprim apo për të ndryshuar krejtësisht stilin e jetesës.
LuaniVirgjeresha (23 Gusht – 22 Shtator)Ritmi i përditshëm dhe ambienti i punës vazhdojnë t’ju krijojnë emocione. Do ta gjeni veten në disa situata të cilat i keni ëndërruar prej kohësh.
PeshorjaPeshorja (23 Shtator – 23 Tetor)Një sërë mundësish interesante, do t’ju ndihmojë në përfundimin e një procesi evolutiv që keni nisur prej kohësh. Parashikohen disa ndryshime gjatë pasdites.
AkrepiAkrepi (24 Tetor – 22 Nentor)Do të zotëroni arsyen e domosdoshme për të përballuar impulset e nervozitetit që do t’ju ngacmojnë sot. Mos merrni parasysh ndërhyrjet e tepruara të familjarëve.
ShigjetariShigjetari (23 Nentor – 21 Dhjetor)Dita mund t’ju duket e këndshme në mëngjes, por me kalimin e orëve do të rezultojë e ngadaltë dhe konfuze. Do ta mbyllni mbrëmjen pa ndonjë ndjesi të veçantë.
BricjapiBricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar)Po prisni me padurim të nesërmen, sepse doni të çliroheni nga ndjenja e ankthit të së sotmes. Yjet jua ofrojnë qetësinë shumë më parë se sa e parashikoni.
UjoriUjori (21 Janar – 19 Shkurt)Shanset që do t’ju ofrojnë yjet do të jenë shumë të mëdha dhe domethënëse. Gjatë pasdites mund të përfundoni një marrëveshje fitmiprurëse.
PeshqitPeshqit (20 Shkurt – 20 Mars)Kontradiktat dhe shqetësimet do t’ju shoqërojnë gjatë realizimit të projekteve tuaja sot. Do t’ju punojë mendja vetëm për të joshur dhe bërë përshtypje te të tjerët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here