Horoskopi ditor-27 janar 2016

0
Dashi Dashi
Mbrëmja e kësaj të mërkure parashikohet e mbushur me aktivitete mondane. Mundohuni të zgjidhni ftesat më interesante tek të cilat mund të ndjeheni mirë.
Demi Demi
Një person i afërt sot do të bëjë diçka shumë të bukur për t’ju ngritur humorin. Kjo gjë do t’ju pëlqejë aq shumë sa do t’i kërkoni ta përsërisë dhe herë tjetër.
Binjaket Binjaket
Sot fati është në anën tuaj përsa i përket dashurisë. Është dikush që po interesohet shumë për ju kohët e fundit. Mbase është momenti që ti flisni.
Gaforrja Gaforrja
Përgatituni të pësoni një zhgënjim që ka të bëjë me anën tuaj sentimentale. Mbase keni mashtruar veten duke besuar tek ndjenja e dikujt.
Luani Luani
Sot do të mund të sheshoni me lehtësi pengesat që do t’ju dalin. Megjithatë nëse nuk tregoheni të vëmendshëm mund të keni disa probleme të vogla.
Luani Virgjeresha
Krijimtaria juaj do t’ju sjellë kënaqësi juve dhe lumturi shumë të tjerëve. Persa i përket të ardhurave materiale për momentin nuk keni të reja.
Peshorja Peshorja
Nuk është momenti të ruani sekrete personale, sidomos me partnerin ose dikë që ka një rol të rëndësishëm në jetën tuaj. Sinqeriteti është arma juaj më e fortë.
Akrepi Akrepi
Duhet të pranoni realitetin dhe të mësoheni me një humbje që tashmë është bërë fakt i kryer. Nëse anija po fundoset nuk është e thënë se po fundoseni dhe ju me të.
Shigjetari Shigjetari
Besojini instinktit dhe zhvilloni vetëm ato aktivitete që ju japin kënaqësi shpirtërore. Mos u largoni nga ajo që ju duket më familjare dhe mos provoni të panjohura.
Bricjapi Bricjapi
Mos u tregoni të pasjellshëm me një person që megjithëse nuk duket akoma, do t’ju ndihmojë në çastet më të vështira që mund të keni.
Ujori Ujori
Sot mund të mos zhvilloni ashtu siç duhet disa çështje pune, por nga ana tjetër, familja do t’ju japë shumë qetësi dhe ngrohtësi. Ndjeheni disi të lodhur fizikisht.
Peshqit Peshqit
Fuqia juaj në fushën e biznesit po rritet pak nga pak. Mos u tregoni të paduruar për të parë rezultatet. Duhet t’i lini çdo gjëje kohën e vet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here