Horoskopi ditor-26 shtator 2015

0
Dashi Dashi (21 Mars – 20 Prill)
Kini kujdes të ruani gjithmonë qetësinë përballë ngjarjeve të papritura. Nuk duhet të jenë emocionet ato që do të udhëheqin vendimet tuaja.
Demi Demi ( 21 Prill – 20 Maj)
Duhet të jeni bujarë dhe t’i ofroni mbështetje materiale dhe psikologjike një miku i cili është në vështirësi. Ndonjë ditë mund të gjendeni dhe ju në rrethanat e tij.
Binjaket Binjaket (21 Maj – 21 Qershor)
Ju mund të bëni shumë për të ndihmuar një njeri që sapo ka kaluar një periudhe tepër të vështirë. Sjellja juaj pozitive do të jetë shumë e rëndësishme.
Gaforrja Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)
Do të luani një rol vendimtar në problemet personale të një familjarit tuaj. Do të bënit mirë të prisnit që më parë ai t’ju kërkonte ndihmë, pastaj të vepronit.
Luani Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Mirëqenia juaj fizike sot varet shumë nga gjendja psikologjike dhe shpirtërore. Kini kujdes për veten tuaj dhe mos iu nënshtroni streseve të kota.
Luani Virgjeresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Ndoshta nuk e keni vëne re se kërkesat tuaja po rriten gjithmonë e më shumë, madje po i tejkalojnë mundësitë që ju keni për t’i përmbushur.
Peshorja Peshorja (23 Shtator – 23 Tetor)
Nëse keni ndërmend ta ndryshoni statusin tuaj dhe të bëni një revolucion të jetës tuaj, sot është dita të shpreheni.
Akrepi Akrepi (24 Tetor – 22 Nentor)
Sot mund të keni një mundësi shumë të favorshme për punën tuaj, gjë që nuk e prisnit. Mos e lini t’ju ike nga duart, por hidhuni menjëherë në veprim.
Shigjetari Shigjetari (23 Nentor – 21 Dhjetor)
Nëse do t’i kushtoheni disa aktiviteteve që nxisin entuziazmin tuaj, do të arrini të mbani të gjalla ëndrrat. Në mbrëmje do të keni nevojë të bëni një bisedë me një mik.
Bricjapi Bricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar)
Futuni punës pa humbur shumë kohë, sepse në të kundërt do të pësoni një sfidë të turpshme nga ana e një kundërshtari.
Ujori Ujori (21 Janar – 19 Shkurt)
Sforcohuni pak për të qenë më shumë spontane sot. Çdo tentativë për të mashtruar të tjerët për qëllimet tuaja, sot nuk do të jetë aspak bindëse.
Peshqit Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars)
Dikush kërkon të vendoset pranë jush, për qëllimin e thjeshtë që t’ju shpërqendrojë dhe t’ju godasë kur ju të ndjeheni më të dobët. Mos besoni tek askush!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here