Horoskopi ditor-26 janar 2016

0
Dashi Dashi
Duhet t’i rezistoni impulsit për të rënë në sy tek të tjerët. Meritat dhe aftësitë tuaja do të dalin në pah pa qenë nevoja të sforcoheni për të bërë përshtypje.
Demi Demi
Korrektësia është një gjë që nëse e kërkoni nga të tjerët duhet ta respektoni dhe vetë. Sot do t’ju jepet mundësia në disa situata për të treguar nëse jeni korrektë ose jo.
Binjaket Binjaket
Mos bëni projekte që kërkojnë dhe pjesëmarrjen e personave të tjerë. Duke qenë i varur nuk do të arrini të shpreheni dot siç dëshironi.
Gaforrja Gaforrja
Ka ardhur momenti të pretendoni për më shumë. Nëse keni arritur pak deri tani në karrierën tuaj mbase jeni ju që i keni vënë vetes kufij shumë modestë.
Luani Luani
Përgjigjet që kërkoni do t’i gjeni duke vështruar në eksperiencat tuaja të kaluara. Një njohje më e mirë e vetvetes do t’ju ndihmojë në fushën personale.
Luani Virgjeresha
Duke folur me dikë për një çështje që ju mundon do t’ju duket sikur do të çliroheni disi. Mbase një këshillë e dhënë në momentin e duhur është shumë e vlefshme.
Peshorja Peshorja
Sot duhet të përqendroheni në problemet familjare dhe në çdo moment shprehni qartë atë që mendoni. Do të keni disa keqkuptime të vogla të cilat do të kalojnë shpejt.
Akrepi Akrepi
Do të ndjeheni të pasigurt përsa i përket ndjenjave. Qetësinë do ta gjeni vetëm duke kaluar pak kohë me partnerin tuaj. Mos kini frikë se po kërkoni shumë.
Shigjetari Shigjetari
Pranojini dhuratat që ju ofrohen me sinqeritet dhe pa kërkuar asgjë si shkëmbim. S’keni pse dyshoni për veprime që bëhen pa interesa në mes.
Bricjapi Bricjapi
Mos u shqetësoni për një ndryshim në fushën profesionale. Megjithëse në fillim do të hutoheni disi, më pas do të arrini rezultate të kënaqshme.
Ujori Ujori
Nuk duhet t’i kushtoni rëndësi pamjes së jashtme sot. Shikoni në brendësi të gjërave duke u munduar të kuptoni pse-në e shumë veprimeve të personave që ju rrethojnë.
Peshqit Peshqit
Jo çdo gjë do të shkojë siç dëshironit sot. Koha që keni në dispozicion është shumë e kufizuar kështu që mundohuni të zgjidhni problemet më urgjente.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here