Horoskopi ditor-25 shtator 2015

0
Dashi Dashi (21 Mars – 20 Prill)
Sot do të arrini të zini një pozicion por nuk do të dukeni shumë të kënaqur mbase sepse prisnit më shumë. Edhe pse nuk arrini dot është mirë të qëndroni të duruar.
Demi Demi ( 21 Prill – 20 Maj)
Një ditë me ulje ngritje ku ju do të jeni sinonim i nervozitetit dhe ankthit. Yjet këshillojnë të qëndroni në shtëpi duke lexuar ose duke dëgjuar muzikë.
Binjaket Binjaket (21 Maj – 21 Qershor)
Yjet sot ju ndihmojnë të zgjidhni një problem financiar që ju kishte vënë në mendime prej kohësh. Do të kaloni një ditë të qetë me miqtë tuaj më të ngushtë.
Gaforrja Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)
Do të çoheni me dëshirën e madhe për të lëvizur sot, por një lajm i papritur do t’ju prishë ditën. E rëndësishme është të mos bini pre e mërzisë dhe e trishtimit.
Luani Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Sot bashkë me partnerin do të nisni një udhëtim interesant dhe relaksues. Megjithëse dëshironi të qëndroni disa ditë pushimi do të mbarojë shumë shpejt.
Luani Virgjeresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Do të merrni një lajm të mirë në sferën profesionale nga një kolegu juaj. Gjithashtu keni mundësinë të kaloni pak kohë me një mik të vjetër.
Peshorja Peshorja (23 Shtator – 23 Tetor)
Xhelozia juaj e tepërt sot do të jetë shkas debatesh dhe diskutimesh shumë të ashpra me partnerin. Përgjatë gjithë ditës nuk do të reshtni së bërtituri.
Akrepi Akrepi (24 Tetor – 22 Nentor)
Jeni shumë të padjallëzuar dhe gjithmonë i merrni gjërat siç jua thonë. Mbase sot do të bëni mirë të interesoheni përpara se të zbatoni atë që dëgjuat.
Shigjetari Shigjetari (23 Nentor – 21 Dhjetor)
Disa tensione në familje të lidhura me çështje financiare do të gjejnë zgjidhje në mbrëmje kur të uleni dhe të bisedoni më të qetë me njëri-tjetrin.
Bricjapi Bricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar)
Po tregoheni disi të mbyllur në vetvete sot dhe kjo ndodh sepse jeni shumë të shqetësuar. Megjithëse asnjë nuk e ka vënë re këtë gjë, bëni mirë të flisni.
Ujori Ujori (21 Janar – 19 Shkurt)
Kontrolloni disi komplekset dhe paragjykimet tuaja për të shijuar atë që do t’ju ofrojë kjo ditë. Nëse e bëni këtë gjë do të kënaqeni shumë.
Peshqit Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars)
Për të rizgjuar pasionin në lidhjen në çift vini në funksion fantazinë tuaj. Gjërat do të përmiresohen shumë shpejt dhe juve do të rifilloni të buzëqeshni.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here