Horoskopi ditor-24 shtator 2015

0

DashiDashi (21 Mars – 20 Prill)Sot do t’ju duhet të duroni ironitë e partnerit që ju akuzon se po e lini shumë pas dore. Në mbrëmje zgjidhni një mënyrë për t’i kërkuar falje.
DemiDemi ( 21 Prill – 20 Maj)Pranoni çdo ftesë sot dhe përzjehuni me turmën. Sidomos ata nga ju që janë beqar sot do ta shohin veten të rrethuar nga shumë admirues interesantë.
BinjaketBinjaket (21 Maj – 21 Qershor)Është e kotë që rrini të heshtur në pritje që dikush të bëjë hapin e parë. Sot çfarëdo gjë që të bëni, yjet do t’ju drejtojnë në rrugën më të mirë.
GaforrjaGaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)Sot do shikoni me dyshim këdo dhe ata që do t’ju afrohen me lajka dhe ledhatime. Kjo vjen si pasojë e një zhgënjimi që keni përjetuar tani afër.
LuaniLuani (23 Korrik – 22 Gusht)Sot është një ditë e këndshme në të cilën shumë nga problemet tuaja do të zgjidhen vetë, pa ndërhyrjen e askujt. Një histori dashurie e sapo filluar do të ecë me hapa të mëdhenj.
LuaniVirgjeresha (23 Gusht – 22 Shtator)Dita do të fillojë me humor jo shumë të mirë, megjithatë një ngjarje e papritur do të ndryshojë komplet rrjedhën e saj.
PeshorjaPeshorja (23 Shtator – 23 Tetor)Hëna në shenjën tuaj ju përçon origjinalitetin për të cilin kishit nevojë. Në çdo ambient që do të merrni pjesë do të dini të bëheni protagonist.
AkrepiAkrepi (24 Tetor – 22 Nentor)Ia vlen vallë që të mendoni për dikë që as nuk e ka idenë e asaj që ju ndjeni për të. Bëni mirë të përqendroheni tek gjërat reale dhe të mos shkoni pas iluzionit.
ShigjetariShigjetari (23 Nentor – 21 Dhjetor)Sot do të thoni një shprehje të gabuar në vendin e gabuar dhe shumë shpejt do të vëreni pasojat e veprimit tuaj. Bëni mirë të diskutoni me partnerin.
BricjapiBricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar)Edhe gjërat që deri dje ju dukeshin të rëndësishme dhe të këndshme, sot do t’ju sjellin shumë bezdi. Jeni shumë të shpërqendruar dhe nuk dini si ta përballoni ditën.
UjoriUjori (21 Janar – 19 Shkurt)Do të merrni një telefonatë nga një mik i cili do t’ju japë të drejtë lidhur me atë që kishit thënë para disa ditësh.
PeshqitPeshqit (20 Shkurt – 20 Mars)Jeni në pritje për lajme të mira në të gjitha fushat e jetës. Dita do të jetë ashtu siç e dëshironit dhe për këtë do festoni sepse kishit kohë qe prisnit një ditë si kjo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here