Horoskopi ditor-23 shtator 2015

0
Dashi Dashi (21 Mars – 20 Prill)
Dita nuk do të fillojë me ritmet e zakonshme dhe nuk do të jeni shumë në humor. Kujdes të mos krijoni polemika të kota me ata që ju rrethojnë sidomos me ortakët tuaj.
Demi Demi ( 21 Prill – 20 Maj)
Përpiquni t’i kontrolloni në mënyrë autonome hapësirat tuaja pa kërkuar gjithmonë mendimin e të tjerëve. Nëse kaloni nga një limit në tjetrin vetëm do të çrregulloni ekuilibrin tuaj.
Binjaket Binjaket (21 Maj – 21 Qershor)
Sot ndjeheni të kënaqur dhe plot entuziazëm dhe jeni të gatshëm për të zgjidhur një çështje pune. Do të filloni një aktivitet të ri dhe do të bëni mjaft njohje të reja.
Gaforrja Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)
Bëni një analizë me vetveten sot. Me kë dëshironi ta kaloni pjesën tjetër të jetës? E dini që ju pret një vendim i vështirë por duhet patjetër një përgjigje.
Luani Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Është e kotë të kërkoni lajme ose të reja aty nuk mund të prisni asgjë. Lërini ngjarjet të ndjekin rrjedhën e tyre kështu dhe ju nuk do të keni arsye të sforcoheni më tepër.
Luani Virgjeresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Sot jeni shumë pranë një objektivi të rëndësishëm. Por një ndryshim i papritur i humorit do t’ju bëjë mjaft ofensivë karshi të tjerëve dhe do t’i shihni vetë pasojat.
Peshorja Peshorja (23 Shtator – 23 Tetor)
Sot është e preferueshme jeta mondane sepse do t’ju japë mundësi për afirmimin tuaj në shumë drejtime. Duke u bërë i njohur diku mund të përfitoni shumë.
Akrepi Akrepi (24 Tetor – 22 Nentor)
Një problem familjar do t’ju prishë të gjitha planet e ditës dhe do të anulojë një takim të rëndësishëm që kishit kohë që po e prisnit. Kjo gjë do t’ju nervozojë shumë.
Shigjetari Shigjetari (23 Nentor – 21 Dhjetor)
Mos u demoralizoni nëse keni shumë punë për të bërë sot. Mjafton të përkushtoheni pak më shumë se zakonisht dhe ju do të arrini të kaloni momentet e pauzave.
Bricjapi Bricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar)
Nuk keni pse të pendoheni nëse keni vendosur t’i jepni fund marrëdhënies me partnerin. Mbi të gjitha ju nga ana juaj bëtë gjithçka që kjo lidhje të funksiononte.
Ujori Ujori (21 Janar – 19 Shkurt)
Nëse keni dëshirë të provoni ndjenja dhe situata të reja, mos e mbyllni vetën në moralizma false dhe të kota. Sintoni shumë e mirë me kolegët e punës.
Peshqit Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars)
Në jetën shoqërore do të jeni në qendër të vëmendjes me humorin tuaj duke bërë të qeshin dhe ata persona që ndjehen të mërzitur për momentin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here